Delinda Disha nxjerr 'sekretin', ja lidhja ime me Devis Xherahun

Delinda Disha nxjerr 'sekretin', ja lidhja ime me Devis Xherahun

09:02, 19/06/2019
A+ Aa A-

Pak ditë më parë aktorja e njohur e ‘Portokallisë’ Delinda Disha dhe këngëtari i njohur Devis Xherahu sollën një bashkëpunim i cili u prit mirë nga publiku shqiptar.

Kënga titullohej ‘A më dëgjon’ dhe për Dishën ishte hera që u shfaq në publik si këngëtare.

E për të folur rreth këtij bashëkpunimi Disha së bashku me Xherahun ishin thirrur në emisionin e mbasditës ‘Ftesë në Pesë’ të moderatores Bieta Sulo.

Gjatë bisedës Devisi tregoi tregoi se nuk e kishte në plan një bashkëpunim me Delindën dhe se ideja i lindi gjatë një koncerti ku ishin të dy të ftuar.

“Kemi qenë në një koncert fundviti dhe nuk e dija që do vinte Delinda. Ishin rreth 500-600 veta, që pas 3-4 orësh kishin kthyer disa gota e unë me muzikë i kisha ngritur në ajër. Për një moment mendova si do ia dilte ajo me ata 600 veta, si do e merrnin vëmendjen e saj. Sa u fut Delinda shoh që të gjithë po e dëgjonin dhe po qeshnin. Ishin të gjithë të vëmendshëm. Aty më lindi ideja mua dhe thashë “Ajo është”, tha këngëtari.

Ndërkohë vetë Delinda u shpreh shumë e lumtur nga bashkëpunimi, duke e konsideruar një eksperiencë shumë të bukur e të veçantë, por që për momentin nuk e sheh veten me plane të reja në muzikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco