“Demi” gjunjëzon “djajtë”, “Derbi i Madoninës” vesh Milanon “zikaltër”

Nuk kishte si të shkonte ndryshe, Interi mund një Milan “të dobët” në “Derbin e Madoninës”, teksa ka arritur të fitojë me rezultatin minimal 1 me 0, falë golit të Lautaro “El toro” Martinez”.

“Zikaltërit” u hodhën menjëherë në sulm, por Tatarusanu ishte i vëmendshëm duke mos lejuar topin të prekë rrjetën e “djajve”. Mirëpo në minutën e 30’-të të lojës, një krosim i Calhanoglu nga goditja e këndit gjen të pambuluar në zonën kapitenin Lautaro Martinez, i cili me një goditje të bukur me kokë dërgon topin në rrjetë.

Ky do të ishte dhe goli i vetëm i ndeshjes, me “zikaltrit” që arritën fitoren e dytë radhazi ndaj Milanit, pas fitores 3 me 0 në Superkupën e Italisë. Me këtë fitore Inter arrin në kuotën e 43 pikëve dhe ndodhet në vendin e dytë, ndërsa Milani aktualisht ndodhet në vendin e 6-të me vetëm 38 pikë./Albeu.com/


Shtuar 5.02.2023 22:41