INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
4 muaj pas ardhjes në jetë të Zërit, Elita Rudi shtatzënë për herë të dytë? Moderatorja përgjigjet TROÇ, ja e vërteta! [FOTO]

4 muaj pas ardhjes në jetë të Zërit, Elita Rudi shtatzënë për herë të dytë? Moderatorja përgjigjet TROÇ, ja e vërteta! [FOTO]

Publikuar më: 09:16 19-06-2019

Elita Rudi është një ndër prezantueset më simpatike e cila shpesh herë publikon foto të djalit të saj në llogarinë e Instagramit. Ajo është e martuar me reperin e njohur Gjiko, ku kanë një vogëlush së bashku dhe janë dy prindërit nga më të rinj në showbizzin shqiptar.

Të dy janë shumë aktivë në rrjetet e tyre sociale duke ndarë foto dhe video të ndryshme për të gjithë ne, si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private. Edhe pse ka vetëm pak kohë që është bërë nënë, fansat kanë nisur ta pyesin Elitën nëse po mendon për fëmijë të dytë.

Moderatorja është përgjigjur publikisht duke treguar se po shijon njëherë rritjen e Zërit.

"Shumë prej jush ma keni bërë këtë pyetje, kadale more gajret ta shijoj Zërin tu u rrit njëherë", shkruan Elita.

gajret.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322