Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Besimi i ulët ndaj vaksinave 'një krizë globale'

Besimi i ulët ndaj vaksinave 'një krizë globale'

09:11, 19/06/2019
A+ Aa A-

‘Mosbesimi publik ndaj vaksinave nënkupton se bota po bën një hap prapa në luftën kundër sëmundjeve infektive vdekjeprurëse, të cilat mund të parandalohen’, paralajmërojnë ekspertët.

Studimi më i madh global mbi qëndrimet ndaj imunizimit tregon se besimi është i ulët në disa rajone. Analiza, ‘Ëellcome Trust’ përfshin përgjigjet nga më shumë se 140,000 njerëz në mbi 140 vende.

Organizata Botërore e Shëndetësisë liston hezitimin ndaj vaksinave si një nga 10 kërcënimet më të mëdha për shëndetin global.

Sondazhi global zbulon numrin e njerëzve që thonë se kanë pak besim ose aspak besim tek vaksinimi. Kur u pyetën nëse vaksinat ishin të sigurta:

79% "disi" ose "fuqimisht" u pajtuan

7% disi ose fuqimisht nuk u pajtuan

14% as nuk u pajtuan aspak

Kur u pyetën nëse ata besonin se vaksinat funksionin:

84% pajtohen disi

5% thuajse nuk pajtohen

12% nuk pajtohen aspak

Image

Pse ka rëndësi një studim i tillë dhe një analizë e tillë?

Ekzistojnë shumë prova shkencore se vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër infeksioneve vdekjeprurëse dhe debilituese, si fruthi.

Vaksinat mbrojnë miliarda njerëz në mbarë botën. Ata kanë hequr plotësisht nga një sëmundje dhe po e sjellin botën pranë eliminimit të të tjerave si është edhe poliomieliti.

Por disa sëmundje të tjera, të tilla si fruthi, po bëjnë rikthehen dhe ekspertët thonë se njerëzit që shmangin vaksinat, të nxitur nga frika dhe dezinformimi janë shkakatarët kryesorë të këtij fenomeni.

Ku është besimi i ulët?

Disa njerëz që jetonin në disa rajone me të ardhura më të larta ishin të paktët ne të rrezikshmëri të ulët krahasuar me të tjerët.

Franca është thuajse i vetmi vend ku siguria ndaj vaksinave është plotësisht indiferent dhe kjo edhe për shkak të shpërthimeve të mëdha të fruthit që kanë pushtuar vendin,

Ku është besimi i lartë?

Shumica e njerëzve në zonat me të ardhura të ulëta ranë dakord që vaksinat të ishin të sigurta. Numri më i madh ishte në Azinë Jugore, ku ranë dakord 95% e njerëzve, e ndjekur nga Afrika Lindore, ku shifra ishte 92%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco