Skuadra e Liverpoolit nuk po ndalet me interesimin për lojtar të klasit botërorë – kësaj radhe ‘The Reds’ kanë në sy sulmuesin e krahut të Barcelonës, Ousmane Dembele. Sipas një raporti të veçantë nga TEAMtalk, thuhet se nëse Klopp do ta transferojë francezin – skuadra duhet të paguajë plotë 90 milionë funte që, fituesi i ‘Kupës së Botës’ të zbarkojë në ‘Anfield’, njofton GazetaBlic, përcjellë gazeta KOHA.
Dembele u bashkua me Barcelonën nga Dortmundi – francezi kaloi në Barcelonë për të mbushur boshllëkun e brazilianit, Neymar i cili u largua për shifër rekord për tek skuadra e PSG-së.
Në sezonin e parë Dembele nuk tregoi kualitet të lartë – por gjatë sezonit 2018-19, 22-vjeçari u bë një lojtar i rëndësishëm për Barcelonën nën drejtimin e teknikut, Ernesto Valverde.
Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino, kanë një nga forcat sulmuese më të rrezikshme në zgjedhjen e parë – por që nuk kanë një mbështetës krahu dhe kështu Dembele do t’i kryente punë Kloppit.