KMDLNJ: Jo shtatore për Adem Demaçin, por një mauzole NULL NULL 19.06.2019 09:21 19.06.2019 09:21 Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, (KMDLNJ), propozon që veprimtarit Adem Demaçi t’i ndërtohet një mauzole ku në të duhet të vendosej edhe arkivoli me mbetjet mortore. Këtë propozim KMDLNJ e thotë pasi qeveria hapi tenderin për ndërtimin e shtatores “Adem Demaç”. “KMDLNJ propozon që në sheshin ku parashihet të emërohet “Sheshi apo Parku Adem Demaçi” të ndërtohet “Mauzoleu Adem Demaçi” ku do të vendosej edhe arkivoli me mbetjet mortore të këtij kolosi që e afirmoi në planin global luftën për liri, të drejtat e njeriut dhe çlirim nga robëria e që e vulosi me sakrificën 30 vjeçare në burgjet e ish- Jugosllavisë dhe aktivitetin politik e kombëtarë thuaja 65 vjeçare. Gjithashtu, rreth këtij Mauzolen duhet të ndërtohet një infrastrukturë përcjellëse dhe për këtë duhet të shpallet një tender ndërkombëtar”. “ KMDLNj vlerson se “Sheshi – Parku Adem Demaçi” ka hapësirë të mjaftueshme për një Kompleks Memorial e që do të ishte një histori e luftës shekullore për liri ku do të mësohej historia e vërtetë dhe se për këtë shembull më të mirë se Adem Demaçi nuk ka”, thonë nga KDMLNJ. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 30 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 45 minuta më parë