Lerda: Pashë një skuadër me dëshirë, kualifikohemi përballë Qarabagut

Lerda: Pashë një skuadër me dëshirë, kualifikohemi përballë Qarabagut

09:41, 19/06/2019

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda ka komentuar shortin për fazën eliminatore në Champions Leagues.

Në një intervistë për faqen e klubit, tekniku italian ka besimin se mund të kalojë turin përballë skuadrës së njohur të Qarabagut.

“Kundërshtar të preferuar nuk kisha, gjithmonë ka diskutime. Në fund duhet të mendojmë për ndeshjen tonë dhe të shkojmë në ndeshje me përgatitjen e duhur fizike e atletike, teknike, por mbi të gjitha psikologjikisht të bindur se mund të kalojmë turin, sepse ndeshje të lehta nuk ka. Kemi besim se do të shkojmë mirë.

Ndjesitë e para: Ka qenë dita ime e parë, u takova me  djemtë në fushë. Ishte një takim shumë, shumë pozitiv, i pashë mirë. Punuam mirë, me intensitetin dhe kualitetin e duhur. Pashë një skuadër që ka dëshirë të përmirësohet e të rritet. Pashë gjithashtu një grup që ka karakteristikat e duhura, që na jep shpresa se do të bëjmë mirë.

Programimi i miqësoreve: Miqësore për momentin kemi dy, më datë 23 dhe pastaj me datë 26. Më pas kemi menduar me stafin të shohim se kur mund të bëjmë miqësoren e tretë, sepse duhet të menaxhojmë ngarkesat në stërvitje. Kështu që tani duhet të bëjmë këto miqësore që kemi ndaj skuadrave të rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco