09:48 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Elseid Hysaj afër kalimit te gjiganti anglez, po ecin mirë bisedimet

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj është në bisedime me Manchester United.

Mbrojtëi i krahut të djatht është i vendosur për largim nga Napoli dhe kalimi në Premierligë është opsioni i preferuar për të.

Hysaj pritet të jetë zëvëndësim i Ashley Young te United, gjersa bisedimet thuhet se janë në rrugën e duhur.

“Nuk jam nga ata futbollistë që dëshiron të qëndrojë për një kohë të gjatë në një skuadër. Napoli për mua tani është pjesë e gjatë e karrierës time dhe dua të gjej një skuadër të re. Jam absolutisht gati për një sfidë të re” ka thënë Hysaj./Indeksonline/