• |
ide | kryesore

Mesazhi prekës i Sandra Bullock në MTV

Paparazzi, Slider



MTV Movie dhe TV Awards e nisi natën me çmimin për performancën më të frikshme. Dhe sigurisht fituesja ishte Sandra Bullock. Përtej aktrimit dhe filmave të mirë, aktorët na dhurojnë dhe fjalime emocionuese. Dhe ai i Bullock bëri plot njerëz të qajnë.

Ajo tregoi pse vendosi të pranonte rolin në filmin “Bird Box”, dhe shkaku ishin fëmijët e saj.

“E realizova Bird Box sepse fëmijët e mi më pyetën pse s’kisha bërë asnjëherë diçka për ta. Kështu që kur u njoha me Bird Box, e dija që kjo ishte një histori që duhet ta realizoja sepse ishte për familjen. Dhe kur mbarova filmin, shkova te fëmijët dhe i thashë, “Ja, mami e bëri këtë për ju. Edhe pse ju nuk mund ta shihni derisa të jeni 21 vjeç – sepse dukshëm një film për të qenit mama është një film horror – do e kuptoni kur ta shihni që nuk ka asgjë në botë që nuk do e bëja për ju.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *