Akord me Majkëll Ngo, Tirana ka edhe një objektiv

Tirana po mundohet të bëjë një merkato të kujdesshme. Trajneri Ardian Mema e ka thënë më parë që bardheblutë janë një klub i madh dhe të paktën më të mirët e kampionatit duhet t’i joshë. Kjo linjë është ndjekur për momentin, teksa janë zyrtarizuar afrimet e tre lojtarëve, si Elton Kale, Agustin Torasa dhe Idriz Batha.

Të tre këta futbollistë e njohin mirë kampionatin dhe kanë spikatur. Ata nuk do të jenë të vetmet afrime, teksa edhe Tefik Osmani me shumë mundësi do të nënshkruajë me bardheblutë. Veç korçarit, te Tirana po shohin edhe për një tjetër qendërmbrojtës. Duke qenë se janë disa të huajt në ekip, preferohet vendas, ose edhe shqiptar i Kosovës apo maqedonas.

MAJKËLL NGO – Anglezi, pavarësisht karakterit disi të vështirë, është një sulmues i cili ka prezencë në sulm dhe e ndihmon shumë skuadrën. Sezonin e fundit nuk është se shënoi shumë gola, por ka shërbyer shpesh herë për shokët e skuadrës dhe krijon hapësira.

Fiziku i tij është një problem për mbrojtjet kundërshtare dhe te Tirana dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin. Shanset janë të mëdha që Majkëll Ngo të rikthehet në kryeqytet dhe me bardheblutë, sikurse edhe thonë burime pranë sulmuesit për “SportEkspres.com”. Një akord është arritur mes palëve dhe mbetet vetëm zyrtarizimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *