Dorëzohet Inter, ylli i skuadrës plus para për shkëmbimin me Lukakun

19 Qershor 2019
10:06
back button

Romelu Lukaku shpreson që të bëhet ç’është e mundur për të realizuar kalimin e tij nga Manchester United tek Inter, gjatë këtyre ditëve të merkatos.

Sulmuesi belg e pranoi publikisht se dëshiron të luajë nën urdhrat e Antonio Conte, por klubi anglez nuk e lë të largohet pa u paguar shumë prej 90 milionë eurosh për të.

Shumë që Inter nuk e paguan dot, për këtë media angleze “The Telegraph”, ka bërë me dije se në këtë operacion do të përfshihet kartoni i Mauro Icardit, i cili do të kalojë në “Old Trafford”, madje klubi italian do të paguajë edhe një shumë parash, duke qenë se kartoni i sulmuesit argjentinas aktualisht vlerësohet në 70 milionë euro.

Për Interin do të ishte një pazar i mirë vetëm nëse arrin shkëmbim kokë më kokë me belgun, me të cilin duhet të arrijnë fillimisht marrëveshjen edhe për pagën, sepse aktualisht Lukaku përfiton 13.4 milionë euro në sezon, që janë shifra tepër të larta për Interin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit