Haradinaj uron për çlirimin e Podujevës

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka kujtuar të rënët, qytetarë dhe luftëtarë, në 20 vjetorin e çlirimit të Podujevës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj uroi të gjithë qytetarët e Podujevës për ditën e çlirimit.

“Në 20 vjetorin e çlirimit të Podujevës, kujtojmë sakrificën e qytetarëve të kësaj ane dhe të luftëtarëve të Zonës Operative të Llapit që me guximin, trimërinë dhe heroizimin e heronjve i dhanë kuptim përpjekjeve tona për liri!”

“Andaj në këtë datë kaq të rëndësishme për popullin tonë, përkatësisht qytetin tuaj Podujevë, ju uroj të gjithë qytetarëve Ditën tuaj të Çlirimit!”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme