10:03 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

‘Tela’ nga Kida dhe Ermali vazhdon suksesin, ja sa shumë po dëgjohet kjo këngë

Projekti i fundit i lansuar nga Ermali dhe Kida me titull ‘Tela’ ka arritur shifra të mëdha të dëgjueshmërisë menjëherë pasi u lansua, shkruan Indeksonline.

Dyshja u kombinuan shumë mirë së bashku, duke krijuar kështu një hit verorë. Kënga shoqërohet me një videoklip atraktiv.

E teksa ka bërë 6 ditë nga publikimi i saj në kanalin Youtube, kënga ka arritur shifra të larta të dëgjueshmërisë (5.1 milion).

Kujtojmë që ky nuk ishte bashkëpunimi i parë i Ermalit me Kidën, pasi kishtin edhe më heret  këngë së bashku. /Indeksonline/