Brazili mundi të dalë vetëm me 1 pikë nga sfida kundër Venezuelës, e cila u mbyll me porta të paprekura. Brazilianët kanë dominuar në ndeshjen e zhvilluar në Salvador në stadiumin “Arena Fonte Nova” por nuk kanë arritur dot të shënojnë madje skuadrës së Tites i janë anuluar tre gola dy prej të cilëve nga sistemi VAR. Kjo ishte ndeshja e dytë për ‘seleçaot’, të cilët ndodhen në kuotën e 4 pikëve, pasi mundën Bolivinë me rezultatin e pastër 3-0. Me po të njejtën sasi pikësh ndodhet edhe Peruja, e cila mundi Bolivinë mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1-3. Sfidat e fundit të grupit A do të luhen mes Brazil-Peru dhe Venezuelë-Bolivi.