Milani “heq qafe” edhe një mbrojtës, del 2.5 milionë euro humbje

19 Qershor 2019
10:23
back button

Milani vazhdon të punojë për të korrigjuar gabimet e së shkuarës dhe pas largimit të disa lojtarëve që "vegjetonin" prej vitesh pa dhënë asnjë kontribut real, tashmë klubi kuqezi ka shitur edhe një mbrojtës që nuk ka lënë asnjë gjurmë për mirë në San Siro.

Bëhet fjalë për paraguajanin Gustavo Gomez, i cili është transferuar zyrtarisht te Palmeiras në Brazil, për 4,5 milionë euro.

Gomez shkoi te Milani në vitin 2016, për 8.5 milionë euro nga Lanusi, por zhgënjeu totalisht dhe në verë të vitit 2018 u huazua te Palmeiras për 1.5 milionë euro.

Në Brazil 26-vjeçari ka shkëlqyer, duke u bërë lojtar i rëndësishëm në prapavijën e kampionëve të Brazilit, që kanë vendosur të ushtrojnë të drejtën e blerjes përfundimtare.

Në këtë mënyrë, Milani vijon spastrimin, edhe pse ky transferim i kushton 2.5 milionë euro humbje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit