Lobimi në SHBA, Basha del nga Prokuroria pas 30 minutash: E montuar në zyrën e Ramës, kërkova provat por…

Jun 19, 2019 | 11:10
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka mberritur paraditen e sotme ne Prokurorine e Tiranes, e cila pak dite me pare e kishte thirrur ate si te pandehur per hetimet për lobimin e PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas marrjes ne pyetje per rreth 30 minuta, Basha ne nje prononcim per mediat u shpreh se cdo gje eshte e montuar ne zyren e Edi Rames dhe kjo behet vetem per te shperqendruar vemendjen skandali i pergjimeve e botuara nga Bild.

“Arsyeja e vetme pse jam sot para jush eshte qe te shërbej si shpërqendrim per ju, per skandalin e plasur nga Bild dhe ato që janë njoftuar se do të plasin nesër.

Prokuroria nuk ka asnjë fakt as provë që nga 25 maji kur isha këtu për herë të furnit.

Kjo për një arsye të thjeshtë se kjo akuze eshte montuar ne zyre te Edi Rames per llogari te tij.

U njoha me akuzën qe nuk eshte akuze se nuk ka asnjë prove dhe asnjë fakt, nuk ka asnjë rus te vetëm, nuk ka asnjë transaksion.

Eshte e gjitha per tju shpërqendruar ju nga skandalet qe kane plasur nga Bild, dhe ato qe do te plasin nesër.

Dosjen nuk  e kishin gati sot, se s’kane dosje.

Sa here ka skandale ne qeveri me thërrasin mua këtu per kete çështje, nje here pas skandalit te Rrahman Rrahjes, nje here pas Dakos, nje here pas Toyota Jaris e tani pas Bild.

Sa here plasin skandalet e kësaj qeverie te lidhur me krimin, këta me thërrasin per te shpërqendruar.

Pranova sot te vi sepse ate dite ata nuk zbatuan ligjin, ndërsa tani kishin plan qe une te shërbeja si shpërqendrim nga skandalet e Bild.

Por ky plan do te deshtoje me sukses te plote.”, u shpreh Basha.

Lulzim-Basha

 

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA NË PROKURORINË E TIRANËS

Lulzim Basha: Arsyeja e vetme pse unë jam sot para jush është që të shërbej si shpërqendrim për ju, dhe për qytetarët, për skandalet që kanë plasur nga Bild-i dhe ato që pritet, që janë njoftuar se do të plasin nesër. Kjo është arsyeja e vetme pse sot jam këtu, para jush.
Prokuroria nuk ka asnjë fakt, nuk ka asnjë provë ndryshe apo shtesë, që nga 25 maji, kur unë isha këtu për herë të fundit. Zyrtarisht më komunikuan se nuk ka asgjë të re që nga 25 maji. Kjo, për një arsye të thjeshtë, sepse kjo akuzë është montuar në zyrën e Edi Ramës, për llogari të Edi Ramës.

Pyetje: U njohët me akuzën?

Lulzim Basha: U njoha me akuzën që s’është akuzë, sepse nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, s’ka asnjë dokument të falsifikuar në dosje, s’ka asnjë transaksion për pastrim parash, nuk ka asnjë rus të vetëm, nuk ka asgjë, pra është një akuzë e formuluar me një qendrim, t’ju shpërqendrojnë ju dhe qytetarët nga skandalet që kanë plasur, të Bild-it, dhe nga skandalet që do të plasin nesër nga Bild-i dhe që demonstrojnë se ku e ka katandisur shtetin Edi Rama.
Dosjen ju thashë të ma vënë në dispozicion sot, se s’e kishin gati. Nuk e kishin gati dosjen, se s’kanë dosje.
Pra, është një çështje e montuar në zyrën e Edi Ramës për llogari të Edi Ramës. Nuk kanë asnjë provë, asnjë fakt, nuk ka asgjë ndryshe nga 25 Marsi kur kam qenë herën e fundit këtu.
A ka diçka ndryshe?
Është BILD-i.
Kam qenë pesë herë këtu. Herën e parë kam qenë kur plasi skandali i Sajmir Tahirit, herën e dytë më thirrën kur plasi skandali i Geron Xhafës, herën e tretë më thirrën kur plasi skandali i Rrahman Rrahjes dhe i Taulant Ballës, herën e katërt më thirrën kur plasi skandali i Vangjush Dakos, dhe kjo është hera e pestë. Në mos gabohem edhe për skandalin e “Toyota Yaris”. Sa herë që plasin skandalet e kësaj qeverie të lidhur me krimin këta riaktivizojnë një dosje ku nuk ka asnjë fakt, asnjë provë.
Për një arsye të thjeshtë, është montuar në zyrën e Edi Ramës për llogari të Edi Ramës.
Kështu që të dashur gazetarë ju uroj raportim të mbarë.

Pyetje: Pse pranuat të paraqiteni sot dhe jo ditën që ju thirrën?
Lulzim Basha: Për arsyen e thjeshtë sepse atë ditë ata nuk zbatuan ligjin, ndërsa tani kishin një plan, të njëjtin plan që kishin nga fillimi, që unë të shërbeja si shpërqëndrim për skandalet e publikuara dhe ato që pritet të publikohen nga BILD-i.
Jam këtu për t’ju shpërqëndruar ju dhe qytetarët nga skandalet e BILD-it, por jam i bindur që ky mision do të dështojë me sukses të plotë. Për këtë pritet të shohim 24 orët e ardhshme.

Pyetje: Z. Basha keni frikë se mos drejtësia do të veprojë edhe mbi ju?

Lulzim Basha: Këtu ku jemi, ka plotë njerëz të frikësuar. Disa prej tyre sapo i takova, por unë nuk jam njëri prej tyre.
Faleminderit, mirupafshim, punë të mbarë!

***

Kujtojme se kerkeses se Prokurorise per t’u paraqitur si i pandehur, Basha iu pergjigj me nje leter, ne te cilen kerkoi plotësimin e njoftimit për paraqitje sipas ligjit.

Pas kesaj, prokuroria reagoi me nje tjeter njoftim ne te cilin theksoi se ne rast te mosparaqitjes, atehere ai do te shoqerohet me force.

PD-ja, u shpreh per presion me urdher te Rames, ne adrese te prokuroreve te ceshtjes per shoqerimin me force dhe arrestimin e Bashes.

Nje dite me pare, ne prokurori u paraqit ish-deputeti demokrat Arben Ristani.  I marrë si i pandehur për këtë çështje nga organi i akuzës, Ristani theksoi se nuk ka asnjë dokument që të jetë marrë me dhënie-marrje të pagesave për lobimin në SHBA. “Akuza, sipas tyre, është pastrim parash dhe falsifikim dokumentacioni, por po jua them edhe një herë, është akuzë e organizuar dhe e nxitur politikisht, sepse unë, si ishSekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, nuk kam asnjë dokument që të ketë të bëjë me dhënie apo marrje financash me çdo lloj organi, qoftë brenda vendit, qoftë jashtë vendit me individë”- tha ai.

Letra qe Basha i dergoi Prokurorise 

Jam njohur me aktin “Ftesë për paraqitje” datë 12 Qershor 2019, përcjellë me shkresën nr. 645 Prot. të datës 12 Qershor 2019, nga ku kam konstatuar se më ftoni të paraqitem në vendin, datën dhe orën e caktuar, “për të më njoftuar akuzën dhe për t’u marrë në pyetje me cilësinë e të pandehurit”.

Siç ju dhe opinioni publik jeni në dijeni, unë jam paraqitur në organin e prokurorisë mbi këtë çështje sa herë është kërkuar, në përputhje me ligjin. Këtë e kam bërë në respekt të plotë të ligjit, pavarësisht se në të gjitha rastet, thirrja e Kryetarit të Opozitës në prokurori mbi këtë çështje, është bërë gjithmonë pas paralajmërimit disa ditë përpara nga Qeveria dhe sa herë kjo e fundit ka qenë nën akuzë publike për skandale kriminale apo korruptive.

Në lidhje me Ftesën për Paraqitje të datës 12 Qershor 2019, ju informoj se njoftimi juaj nuk përmbush detyrimin ligjor të Kodit të Procedurës Penale (KPP), neni 308, pika 3, i cili kërkon që ftesa për t’u paraqitur duhet të përmbajë “parashtrimin e përmbledhur të fakteve që rezultojnë nga hetimet e bëra deri në atë çast”.

Ju nuk keni parashtruar asnjë fakt që ka dalë nga hetimet në njoftimin tuaj, duke mos plotësuar detyrimet tuaja ligjore.

Për këtë arsye, akti juaj i njoftimit është absolutisht i pavlefshëm, sikurse përcakton neni 128/ pika 1 shkronja c, i KPP-së që parashikon se “aktet janë absolutisht të pavlefshme kur nuk respektohen dispozitat që lidhen me thirrjen e të pandehurit, viktimës ose praninë e mbrojtësit kur ajo është e detyrueshme.”

Për sa më sipër, duke konfirmuar gatishmërinë time për të zbatuar ligjin, kërkoj nga prokuroria që të bëjë të njëjtën gjë. Në këto kushte, kërkoj plotësimin e ftesës për paraqitje, siç ju detyron ligji, duke rikonfirmuar gatishmërinë time për t’u paraqitur sipas njoftimit të ri të dërguar nga ana juaj në përputhje me ligjin.

LULZIM BASHA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura