“Ditë vere” shfaqet në Teatrin e Podujevës

“Ditë vere” shfaqet në Teatrin e Podujevës

Kultura June 19, 2019 - 10:25
Lexo më shumë detaje

 

Këtë të shtunë, më 22 qershor, skena e teatrit të Podujevës “Avdush Hasani” ndez dritat për shfaqjen “Ditë vere” të dramaturgut polak Mrozhek, regjinë e së cilës e ka bërë Naser Shatrolli.

Në këtë shfaqje të Shatrollit me rolet e tyre para publikut do të interpretojnë aktorët Brahim Basha, Butrint Lumi dhe Kaltrinë Zeneli.

Shfaqja “Ditë vere” flet për një burrë fatkeq, i cili do të bëjë vetëvrasje meqë nuk di not, nuk e duan gratë, nuk i shkon asgjë për dore dhe për një burrë tjetër, i cili është fatmirë meqë di not mirë, i ka të gjitha në dorë, por s’e kënaq asgjë, prandaj edhe ai do të vetëvritet. Halli i tyre është ky: Cili duhet bërë vetëvrasje i pari, meqë qëllojnë në të njëjtin vend ndërsa gruaja është sinonim i ëndrrave të tyre, është deti, përkatësisht dallga ose mindili i shpresave të tyre.

Kompozitor i kësaj shfaqjeje është Drinor Zymberi, skenografinë e ka bërë Artan Hasani, kurse kostumet janë marrë nga Teatri Kombëtar i Kosovës.