Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur këtë paradite në Prokurorinë e Tiranës, ku pritet të merret në pyetje për lobimin në SHBA.

Kreu i demokratëve është thirrur prej disa ditësh nga Prokuroria, ndërsa ishte urdhëruar shoqërimi i tij, nëse nuk do të paraqitej deri më 20 qershor.

Për këtë arsye, Basha ka vendosur sot të shkojë para prokurorëve, ku do të japë llogari për lobimin prej 650 mijë dollarësh në SHBA për fushatën elektorale të vitit 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb