520 milionë euro në 19 ditë, La Liga kryeson merkaton në Europë

19 Qershor 2019
10:47
Alfred Lleshi
back button

Kampionati spanjoll është përforcuar tashmë me 41 lojtarë të rinj. Një investim i paparë prej 520 milionë eurosh. E gjitha kjo ka ndodhur në vetëm 19 ditë të merkatos së kësaj vere, ku janë regjistruar edhe 99 “skarcime”. Këto të fundit kanë gjeneruar të ardhura prej 188 milionë euro. Në këtë moment, La Liga është në rrugën e duhur për t’i tejkaluar 934.270.000 eurot e shpenzuara verën e mëparshme.

Tani për tani, La Liga i tejkalon ligat e tjera të mëdha europiane në shpenzime për blerje lojtarësh: Bundesliga (384 milionë), Serie A (292) Premier League (196), Ligue 1 (32). Tashmë, vetëm 303 milionë eurot e investuara nga Real Madridi e kalojnë kampionatin anglez, francez dhe portugez. Lidhur me këtë të fundit, Mendy, që ka nënshkruar me Real Madridin për 48 milionë euro, është edhe më i shtrenjtë se transferimi më i lartë në Premier League: Raul Jimenez nga Wolverhampton (38).

Me 87 milionë euro të shpenzuara deri tani, Barça vjen e dyta në La Liga, ndërsa me 40 milionë pason Sevilla, e treta. Një kapërcim të madh mund të bëjë Atlético Madrid, në rast se siguron shërbimet e talentit portugez Joao Felix (120 milionë euro). Ekipet e tjera spanjolle, si Betis (30) dhe Real Sociedad (11) janë me dy shifra në këtë drejtim.

Lojtarë të tillë si Hazard (100 milionë euro), De Jong (75 milionë) dhe Jovic (60 milionë) udhëheqin renditjen e përforcimeve më të shtrenjta në kampionatin spanjoll. Kësaj liste mund t'i bashkohet vetëm Lucas Hernandez, edhe pse në dalje, me 80 milionë euro, sa pagoi Bayern Munich tek Atlético Madrid.

Në verën e vitit 2017, La Liga ishte kampionati që shënoi më pak shpenzime ndërt pesë ligat kryesore europiane, me një total prej 557 milionë euro. Asokohe, e para në investime ishte Barcelona, me 192 milionë euro. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit