Real Madrid prezanton ofertë “sa për sy e faqe” për Eriksen

19 Qershor 2019
10:54
back button

Chrisian Eriksen është objektiv i Real Madridit, teksa rruga drejt tij është e thjeshtë sepse danezi e ka deklaruar se është në kërkim të një aventurë të re.

Fakti që ka vetëm një vit kontratë me Tottenham i jep mundësi klubit spanjoll që ta marrë për një çmim më të ulët sesa është vlera e tij.

Gjithsesi “The Sun” ka zbuluar se Florentino Perez do të paraqesë një ofertë jo të denjë për 27-vjeçarin: 50 milionë euro dhe kartonin e Dani Ceballos, që vlerësohet nga 30-40 milionë euro.

Ndërkohë që vlera reale e Eriksen është mbi 120 milionë euro dhe Tottenham e ka bërë të qartë se nuk do e lejojë të largohet për një shifër më të ulët se kjo. Megjithatë Reali po tenton të përfitojë sa më shumë ulje nga situata ku ndodhet mesfushori me tipare sulmuese dhe vullneti i tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit