Palmieri zbulon në ‘WhatsApp’ mesazhin e lamtumirës së Hazardit: Është e pazakontë...

Palmieri zbulon në ‘WhatsApp’ mesazhin e lamtumirës së Hazardit: Është e pazakontë...

10:47, 19/06/2019

Në grupin e WhatsApp-it, Eden Hazard me një reagim të shkurtër i dha lamtumirën shokëve të skuadrës tek Chelsea.

Ylli belg më në fund finalizoi kalimin e tij te Real Madrid me marrëveshjen që pritet të shkojë deri në 150 milionë euro.

Mbrojtësi i Chelseat, Emerson Palmieri ka zbuluar edhe momentet nga kjo lamtumirë dhe mesazhin e dërguar nga Hazard.

“Në grupin WhatsApp, shkrimi i fundit ishte lamtumira e Hazardit”, e zbulon Palmieri.

“Ai i tha lamtumirë shokëve, që atëherë, ne nuk dimë asgjë tjetër për Hazardin. Është e pazakontë...

“Ai dërgoi një “faleminderit, ju dua djema”, dhe pastaj në bisedë u shfaq që “Eden Hazard u largua nga grupi””, deklaroi braziliani.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco