City insiston për Koulibalyn

Orët e fundit, Napoli duket se ka siguruar një yll si James Rodriguez, por, ndërkohë, interesimi nga Anglia i rrezikon shtyllën e mbrojtjes.

Presidenti De Laurentiis ka marrë një superofertë për Kalidou Koulibaly nga Manchester City. Sipas “Corriere dello Sport”, Pep Guardiola ka vënë në tavolinë 95 milionë euro për të marrë shërbimet e senegalezit.

Një shumë e madhe, që në mënyrë të pashmangshme e bën Napolin të lëkundet. Po kështu, e vë në dilemë De Laurentis, i cili në njërën anë nuk dëshiron të heqë dorë nga një nga mbrojtësit më të mirë në Europë, por nga ana tjetër e di se 95 milionë euro për një lojtar të vetëm janë vërtet shumë.

Sidomos në këtë moment, që Napoli po mbyll një operacion të rëndësishëm në hyrje (James Rodriguez). Kolumbiani do të kushtojnë së paku 40 milionë euro, mes huazimit dhe blerjes përfundimtare.

Për më tepër, në të njëjtën kohë, Giuntoli po mban kontakte me Manolas të Romës, i cili mund të bëhet trashëgimtari i senegelezit në rast të shitjes së Koulibaly. Greku e ka dhënë tashmë miratimin e tij, ashtu si James. Një goditje e dyfishtë e kësaj shkalle mund të çojë në një vlerësim konkret të ofertës së rëndësishme për Koulibaly.