VIDEO: Lorient blen sulmuesin turk, prezantimi është fantastik

19 Qershor 2019
11:13
back button

Klubi i Ligue 2 në Francë, Lorient, nuk arriti të kthehej në elitë këtë sezon, ndaj ka nisur që tani punën për ndërtimin e një ekipi të kompletuar, për të fituar kampionatin.

Blerja më e rëndësishme e verës është sulmuesi turk Umut Bozok nga Nimes, sepse Lorient ka paguar 1.5 milionë euro për të bërë të vetin 22-vjeçarin e talentuar.

Në sezonin e fundit Bozok shënoi vetëm 2 gola në Ligue 1, por vjet e mbylli me 24 gola në 36 ndeshje në Ligue 2, duke qenë lojtari i vitit te Nimes.

Pjesa më interesante e kësaj blerjeje ka qenë prezantimi, sepse "Merlucët" kanë postuar një video fantastike në kanalet zyrtare!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit