James Rodriguez është një hap larg Napolit. Në fillim dukej si një ëndërr por në Kolumbi e bëjnë të sigurt: “James bëhet me një skuadër të re, Napoli”.
Në pritje të konfirmimit nga presidenti De Laurentins mediat italiane zbardhin disa detajeve: Ancelotti ishte i pari që mori miratimin nga James për këtë transferim, më pas drejtuesit e Napolit u takuan me agjentin e fantazistit, Jorge Mendez, ndërsa Real Madrid, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij ishte pengesa e fundit, mbase më e lehta pasi Zidane e kishte dhënë prej kohësh mendimin e tij, James nuk bën pjesë në planet e tij.
Tashmë ky transferim është në detajet e fundit, kolumbiani te Bayern përfitonte 8 milion euro neto në sezon ndërsa te Reali përfitonte 6,5 milion, te Napoli ka pranuar një skonto në pagën e tij pasi palët kanë rënë dakord për një page afro 5 milion euro. Transferimi te Napoli pritet të jetë i njëjtë, në formë huazimi me të drejtë blerje përfundimtare pas dy sezoneve. Napoli do të paguaj 7 milion euro për huazimin ndërsa blerja e kartonit përfundimtar kushton 35 milion euro, gjithnjë nëse Napoli vendos ta blej.
Ancelotti-James me sa duket vijon të jetë një lidhje shumë e fortë, pasi bashkëpunuan të dy në Madrid, Ancelotti ishte promotori i tij edhe për transerfimin te Bayern Munich, një marrëdhënie e cila me sa duket është e destinuar të vijoj sërish, këtë herë te Napoli.
(BalkanWeb)