Ish-kryeministri Berisha ka një karrierë të gjatë politike në historinë e Shqipërisë. I ftuar në emisionin "Tempora", Berisha u pyet se do i thotë lamtumirë politikës.

Ai u shpreh se do qëndrojë në politikë deri në orën e fundit të jetës së tij.

"Orën e fundit që të jem i pamundur. Atëherë po. Do mbroj interesin publik deri në orën e fundit të jetës sime, ashtu si të gjykoj unë pa pretenduar se kam monopolin", deklaroi Berisha.