Pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi se ndaj tij nuk kishte asnjë provë e asnjë fakt për paratë ruse.

Sipas Bashës, gjithçka bëhet për të larguar vëmendjen nga skandalet që kanë përfshirë qeverinë. Kreydemokrati paralajmëroi së një tjetër skandal i madh do dalë në dritë 24 orët e ardhshme.

"Arsyeja e vetme që jam sot para jush është që shërbej si shpërqendrim për ju dhe qytetarët që pas skandaleve të Bild.

Prokuroria nuk ka asnjë fakt, asnjë provë ndryshe, asnjë fakt shtesë që nga 25 maji kur isha këtu për herë të fundit. Kjo akuzë është montuar në zyrën e Edi Ramës për llogari të Edi Ramës.

U njoha me akuzën, që nuk është akuzë, sepse nuk ka asnjë provë, asnjë transaksion parash, nuk ka asgjë.

Kjo bëhet për tu shpërqendruar ju dhe qytetarët nga skandalet që do të plasin nesër nga Bild. Do pritet të shohim 24 orët e ardhme", deklaroi Basha.