• |
ide | kryesore

Hapoel Beer Sheva, eleminuesi i ekipeve shqiptare: ky është rivali i Laçit

Sport



Një qytet i ndërtuar në mes të asgjësem shkretëtirën e të cilit e provoi pak kohë më parë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë në ndeshjen me Izraelin dhe një stadium i zhurmshëm, ku kundërshtarët vihen në panik. Shorti nuk ka qenë shumë dashamirës me Lacin, kur e ka vendosur përballë Hapoel Beer Sheva. Izraelitët janë një skuadër që luajnë rregullisht në kompeticionet europiane, duke mos munguar në asnjë sezon që nga edicioni 2014-15.

Skuadra e Starovës duhet të bëjë llogaritë me një njohje të vjetër të skuadrave shqiptare, që për fat të keq ka fituar të gjithë precedentët e mëparshëm, duke eleminuar si Tiranën ashtu edhe Vllazninë. Bardheblutë dolën jashtë me rezultatin e përgjithshëm 3-0 në eleminatoret e Kupës Uefa në edicionin 1995-96, ndërsa Vllaznia u përball me ta 9 vjet më pas, për Kupën Intertoto, duke u eleminuar pas dy ndeshjeve të luajtura, njëra prej të cilave e vendosur në tavolinë.

Beer Sheva është një skuadër me eksperiencë në Europë, me 52 ndeshje nga të cilat ka fituar 17 dhe humbur 23 e pavarësisht se numrin më të madhe të tyre e ka luajtur në Europa League, 24, sukseset më të shumta i ka marrë në Champions 9 në 14 sfida. Një organikë me vlerë totale prej 18.68 milionë euro e ku lojtari më i spikatur është qendërmbrojtësi portugez Miguel Vitor, me koston e kartonit 2 milion euro, ndërsa shënuesi më i mirë i izraleitëve është Ben Sahar. 29 vjecari ka shënuar 10 gola dhe dy assist në 23 ndeshje, i favorizuar edhe nga skema me një lojtar në vijën e offensive.

Kështu, Starova tashmë e ka të qartë se si duhet të luajë kundër izraelitëve në 11 dhe 18 korrik, ku ndeshjen e parë e ka në shtëpi, në fund të fundit për mbrojtjen tekniku ka prirje të theksuar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *