LAJMI I FUNDIT:

Lansohet Renault Kadjar i ri, i përshtatshëm për aventurat e verës – njoftohuni me ambasadoren atraktive virtuale nga Auto Mita

Lansohet Renault Kadjar i ri, i përshtatshëm për aventurat e verës – njoftohuni me ambasadoren atraktive virtuale nga Auto Mita

Bëhet fjalë për një prej modeleve më të pëlqyera të top brendit evropian të veturave, Renault.

Pikërisht, modeli Kadjar nga Renault ka arritur që të thyejë rekorde të shitjes në mbarë Evropën, ndërsa është pritur mirë edhe në vendin tonë falë distributorit të autorizuar Auto Mita.


Plot 200 familje në Kosovë u bënë me super veturën Kadjar, duke rrëmbyer zemrat e adhuruesve kosovarë.

Kadjari i ri vjen më i bukur e më i sofistikuar se kurrë në teknologji duke nxitur admirim edhe më të madh.

Modeli i ri vjen me ngyra të reja e motor të ri më efiçient ashtu si më ekologjik. Materialet e reja në brendësi e bëjnë komdotitetin kryefjalë, kurse teknologjia e fundit e bën Kadjarin të shumëanshëm dhe tejet të përshtatshëm për rrugët e gjata.

Është ambasadorja virtuale e cila preferon përjetimin real që ofron Kadjari i ri, e cila edhe ka prezantuar këtë veturë të mrekullueshme me anë të një video të publikuar në faqen zyrtare të distributorit të autorizuar, Auto Mita.

Për më shumë, shikoni videon nga lansimi i këtij modeli shumë të dëshiruar nga ambasadorja virtuale.

Tashmë Kadjar mund të bëhet i juaji me ofertën më të mirë ndonjëherë.

Për vetëm 18.990 euro apo 199 euro në muaj, ju mund të keni një SUV të përmasave të jashtëzakonshme në duart tuaja, të gatshëm për rrugëtime të gjata dhe pushim (e kalkuluar me 25% paradhënie për 84 muaj).

/Telegrafi/