Mauro Icardi dhe Wanda Nara, pushime romantike në Japoni (fotot)

19 Qershor 2019
11:21
Alfred Lleshi
back button

Mauro Icardi dhe Wanda Nara kanë zgjedhur Tokion, si një destinacion për pushimet e tyre në çift, të cilat zakonisht i bëjnë para udhëtimit me të gjithë fëmijët. Nëse vitin e kaluar çifti shkoi në Afrikë, këtë herë zgjodhi turizmin urban. Si futbollisti i Interit, edhe modelja, janë lajmëruar përmes rrjeteve sociale, për ta ndarë këtë përvojë me më shumë se 10 milionë ndjekësit e tyre.

"Tokio nuk më ndalon”, – shkroi Wanda Nara në një nga fotografitë që ndau në llogarinë e saj personale në Instagram. Wanda, gjithashtu, ndau një fotografi me dy vendas, me statusin: "U bëra me dy miq të rinj! Ata më treguan të gjitha sekretet e këtij tempulli". 

Çifti VIP shfrytëzoi mundësinë për të vizituar dyqanin “Pokémon” dhe për të marrë ndonjë dhuratë për fëmijët e tyre. "Shkuam në shitoren e Pokemonit; dhuratë për fëmijët e mi…, por gjeta edhe një për mua", – shkroi gruaja e Ikardit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit