E konfirmon drejtori i Empolit: Bennacer do t’i bashkohet Milanit

E konfirmon drejtori i Empolit: Bennacer do t’i bashkohet Milanit

Sport July 21, 2019 - 11:31
Detajet

Drejtori sportiv i Empolit, Pietro Accardi e ka konfirmuar që mesfushori Ismael Bennacer do t’i bashkohet Milanit, transmeton zeri.info

Bennacer do t’i bashkohet gjigantit italian për 16 milionë euro pas shkëlqimit të tij me Empolin, derisa gjithashtu e ndihmoi Algjerinë që ta fitojë Kupën e Kombeve të Afrikës këtë vit.

“Taktikisht ai është një lojtar interesant, ai është i pëlqyeshëm dhe gjithmonë është dashur nga bashkëlojtarët e tij”, ka thënë Accardi për “Gazzetta dello Sport”.

Image

“Tifozët në ‘San Siro’ do ta duan atë, ata duan të shohin lojtarë që djersijnë dhe luftojnë deri në vërshëllimën e fundit”, shtoi ai./Zëri