Postimet në “Instagram” i rrezikuan 10 vite burg, arrestimi i pazakontë i studentes ruse

Studentja 20-vjeçare Olesya Krivtsova ka munguar në shumë orë mësimi dhe kjo pasi është në arrest shtëpie. E reja u arrestua për postime kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Një prej tyre kishte lidhje me shpërthimin që ndodhi në urën që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar në Tetor të vitit të kaluar.

“Unë postova një status në Instagram për urën, ku reflektohej sa të kënaqur ishin ukrainasit me atë që kishte ndodhur”, thotë ajo për BBC News.

Ajo kishte shpërndarë edhe postimin e një miku të saj për luftën. Pastaj kishte filluar e gjitha

“Unë po flisja në telefon me nënën time, kur dëgjova hapjen e derës së përparme. Shumë policë hynë brenda. Më morën telefonin dhe më bërtitën të shtrihesha në dysheme”, kujton ajo.

Olesya u akuzua për justifikimin e terrorizmit dhe diskreditimin e forcave të armatosura ruse. Ajo rrezikon deri në 10 vjet burg.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë që dikush mund të merrte një dënim kaq të gjatë me burgim për postimin e diçkaje në internet. Kisha parë raporte për vendime të çmendura në Rusi, por nuk i kisha kushtuar shumë vëmendje dhe kisha vazhduar të flisja”, thotë studentja.

Sipas rregullave të arrestit shtëpiak, asaj i ndalohet të flasë në telefon dhe të hyjë në internet.

Olesya ka një imazh të mrekullueshëm të tatuazhuar në këmbën e saj të djathtë – Presidenti rus Vladimir Putin paraqitet si një merimangë, me një mbishkrim Orëellian: “Big Brother po ju shikon”.

Duket se në rastin e Olesyas, nuk ishte Big Brother që e shikonte atë, por shokët e saj studentë.

20-vjeçarja Olesya ka një imazh tatuazh në këmbën e saj të djathtë, Presidentin rus Putin ku paraqitet si merimangë, me një mbishkrim: Big Brother, po ju vëzhgon. Por në rastin e të resë nuk ishte Big Brother ai që po e vëzhgonte, por shokët e saj.

“Një mik tregoi një postim për mua në një bisedë për mënyrën se si isha kundër “operacionit special ushtarak”. Shumica e njerëzve në këtë bisedë ishin studentë të historisë. Ata po diskutonin nëse do të më denonconin tek autoritetet”, thotë ajo.

Kujtojmë se është bërë pothuajse një vit që kur Kremlini nisi “operacionin e tij special ushtarak” në Ukrainë – termi që përdor për pushtimin e plotë të Rusisë ndaj fqinjit të saj.

Që atëherë, në të gjithë Rusinë ka pasur raporte për denoncime të stilit sovjetik kundër kritikëve të luftës. Ato përfshijnë studentë që informojnë mësuesit dhe punëtorët që denoncojnë kolegët.

Disa javë pas nisjes së sulmit ndaj Ukrainës, në Rusi ka pasur raporte për denoncime të stilit sovjetik kundër kritikëve të luftës, të cilat përfshijnë studentë që informojnë mësuesit dhe punonjës që denoncojnë kolegët.