Kultura

Në Galerinë e Pikasos, artisti shqiptar vjen me ekspozitë personale

Në qytetin e Pietrasantes në Galerinë Spazio Dinamico Arte , artisti italo-shqipetar Milot, këto ditë ka hapur ekspoziten e tij personale “Mes botës aziatike e evropiane “ kuruar nga Niccolò Raugei, me tekstin kritik të Francesco Creta.

Milot prezanton veprat e tij të fundit si në pikturë dhe në skulpturë, ku spikat si gjithmonë stili i tij i vecantë me “Çelesat e Milotit”.

Në telajot e tij janë pikturuar skulpturat tona të mesdheut dhe ato aziatike. Alfred Milot Mirashi jeton në Firenzë dhe ka më shumë se 3 vjet që është emëruar profesor në Universitetin e Arte&Design në Jinan , Shandong, Kinë.

“Artisti Milot jep mesazhin e tij në këto vepra që duhet të njohim më shumë kulturën tonë shekullore, sepse jemi shumë indiferent, kundrejt së kaluarës tonë mesdhjetare, ku e njëjta gjë është dhe në Azi”, thuhet në lidhje me këtë ekspozitë.

Sic raporton Kultplus Galeria “Spazio Dinamico Arte” sapo kishte mbyllyr ekspoziten 1 mujore “ Mjeshtrat e Shekullit 900” ku kishte ekspozuar veprat e Pikasos, Miro, Dali, De Chirico, Burri , Christo e shume te tjere, tani në këtë qytet që quhet “Athina e vogel“,  sepse është e mbushur komplet me Galeri Arti e me studio artistësh e fonderi,  ku derdhen skulpturat në bronx, artistët nga e gjithë bota. Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 31 gusht 2019.