29 Mars 2024

Fillon seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Prishtinë, 19 gusht - Fakulteti i Filologjisë i Universitetit te Prishtinës organizon ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Përmbi 100 pjesëmarrës pritet të jenë në këtë edicion jubile, i cili shpërfaq edhe vazhdimësinë e këtij Seminari ndër vite.

Në programin bazë të Seminarit do të ketë edhe kurse intensive të mësimit të shqipes si dhe ligjërata për letërsinë, kulturën shqipe si dhe referime, tryeza, e ligjërata të përgjithshme.

Seminari, padyshim që është një nga ngjarjet kryesore kulturore në vend. Tashmë me traditë disadekadëshe, Seminari luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e jetës kulturore në vend si dhe krijon imazh pozitiv edhe në arenën ndërkombëtare me studiuesit nga mbarë bota që i sjellë në Prishtinë.

Seminari XXXVIII do t’i zhvillojë punimet nga 19 deri me 30 gusht 2019, në Prishtinë.

Hapja solemne e Seminarit XXXVIII do të mbahet sot në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Ky Seminar organizohet për studiues e studentë që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e shtatë sesione. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)