Vuçiq takohet nesër me Pompeon, temë kryesore Kosova

Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo në New York.

Lajme

19/08/2019 08:02

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo në New York, ka njoftuar departamenti amerikan i shtetit, transmeton lajmi.net.

Tema kryesore e bisedës mes Vuçiqit dhe Pompeo pritet të jetë gjendja në Kosovë.

Për më tepër, theksohet se presidenti serb do të ketë një numër takimesh të tjera në New York.

Pompeo në New York do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Lindjen e Mesme kurse parashihet edhe një takim mes tij dhe sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. /Lajmi.net/