Hidromorava

Fillojnë punimet në rregullimin e rrugës alternative të Stubllës së Epërme

/ 2 minuta lexim

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve për realizimin e projektit infrastrukturor me emrin “Rruga alternative Stublles së Epërme”.

Me këtë rast Haliti, para të pranishmeve ka folur mbi rëndësinë që ka kjo rrugë për komunën e Vitisë, ai ndër tjerash potencoi se kjo komunë në bashkëpunim me partneret e saj mbetet e përkushtuar që në gjithë territorin e Komunës së Vitisë, të realizohen projekte me rëndësi për qytetarët dhe të krijohen korridore të rëndësishme që lidhin lokalitet mes vete.

RCCOLA

Ndërkaq një fjalë rasti ka mbajtur edhe Marjan Ramaj, Kryetar i fshatit të Stubëll e Epërme, i cili falënderoj të gjithë ata që kanë mundësuar që të fillojnë punimet në rregullimin e kësaj rruge e cila është me rendësi jo vetëm për fshatin Stubëll të Epërme por edhe fshatrat për rreth.

Përndryshe banorët e këtij lokaliteti u shprehën të kënaqur me fillimin e këtyre punimeve dhe shpresojnë që ky projekt të përfundoj sa më parë./rajonipress/