Performanca brilante e Joao Felix në debutim
Atletico Madrid mori një fitore të vuajtshme mbrëmë ndaj Getafes, pas fitores minimale.
Sport
Përveç tre pikëve, për Simeonen pozitive mbetet edhe debutimi i talentit Joao Felix.
Felix, i cili u transferua në kryeqytetin spanjoll për 126 milionë euro, shijoi një debutim fantastik me ‘Los Colchoneros’, përcjell lajmi.net.
Pavarësisht se u zëvendësua në minutën e 66’, ylli portugez la shenja qysh në ndeshjen e parë në kampionatin spanjoll.
Për më tepër, 19-vjeçari fitoi një penallti e cila nuk u konvertua në gol nga sulmuesi Alvaro Morata, i cili shënoi golin e vetëm të sfidës.
Joao Felix mbetet një nga futbollistët më të talentuar në Evropë momentalisht. /Lajmi.net/