VIDEO/ Akullnaja shembet në ujë dhe krijon dallgë gjigante

VIDEO/ Akullnaja shembet në ujë dhe krijon dallgë gjigante

08:57, 19/08/2019
A+ Aa A-

Andrew Hooper dhe Josh Bastyr ishin duke shëtitur me kajak së afërmi pranë Akullnajës Spencer në Alaska kur dëgjuan zhurmë plasaritjesh.

Momente më vonë, akullnaja masive u shemb menjëherë para tyre. gjithçka ndodhi në mënyrë të shpejtë akullnaja u shkëput ra në ujë dhe shkaktoi një dallgë masive e cila për disa sekonda arriti të mbulojë tërësisht kajakun e dy burrave.

Ata tregojnë se sikur të ndodheshin pak më pranë akullnajës nga fuqia e përplasjes së saj në ujë me siguri që të dy do të kishin vdekur.

Ata filluan të largohen me shpejtësi pasi u mbuluan nga një sasi e dukshme uji dhe akulli.

Njëri prej tyre tregon se kjo me siguri është një nga përvojat më të bukura që ka provuar në jetë edhe pse mund të kishte rezultuar fatale.

Kujtojmë se akujt në Alaska janë duke shkrirë në ritme të shpejta si pasojë e ngrohjes globale dhe me siguri ky është shkak për këtë incident që fatmirësisht nuk përfundoi në një tragjedi.F.H/ SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco