“Princi dhe pedofili”, mediat britanike publikojnë videon e Princit Andrew në shtëpinë e Epstein

19 Gusht 2019, 09:49Bota TEMA

Duke u fshehur pas derës së rëndë, Princi Andrew përshëndet përzemërsisht një brune që largohet nga shtëpia luksoze e Jeffrey Epstein në Manhatan.

Edhe pse duket tepër i qetë, Princi për një moment hedh vështrimin përreth, për t’u siguruar që nuk po e sheh njeri…

Në fakt kishte të drejtë, sepse diskush po e filmonte. Video e publikuar në “Mail on Sunday” tregon një ngjarje të ndodhur në 6 dhjetor 2010, dy vite pasi Epstein ishte dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Ai shfaqet pas dere më pak se një orë pasi vetë Epstein ishte larguar nga shtëpia, e etiketuar nga mediat si “Shtëpia e Horroreve”.

Princi Andrew ka mohuar vazhdimisht pretendimet e një prej viktimave të Epstein, Virginia Roberts, që ka kryer marrëdhënie me të kur ishte 17 vjeç në tri raste, një prej të cilave në këtë banesë. Akuzat e saj u fshinë nga
regjistrat e Gjykatës në vitin 2014.

Megjithatë, video e publikuar do të rrisë presionin ndaj 59-vjeçarit pjesëtar të familjes mbretërore, edhe pse Mbretëresha Elizabeta II tregoi mbështetje publike për të birin, duke e lejuar të ulej pranë saj në një dalje publike të dielën e kaluar.

Epstein vrau veten në qeli në 10 gusht, pasi po qëndronte në pritje të nisjes së gjyqit kundër tij. Financieri i suksesshëm akuzohej se në veçanti në periudhën 2002-2005 kishte joshur me dhjetëra vajza, disa prej të cilave të mitura dhe se i kishte detyruar ato të kryenin marrëdhënie seksuale bashkë me personazhe të tjera të njohura të shoqërisë së lartë amerikane dhe jo vetëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje