Kosova pëson humbjen e radhës

Kosova pëson humbjen e radhës

Sport August 21, 2019 - 10:15
Detajet

Basketbollistet e Përfaqësueses U-16 të Kosovës kanë pësuar humbjen e radhës në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Bullgari.

Kosova të martën pësoi 67:43 nga Norvegjia, në ndeshje të Grupit C.Fjolla Ajeti me 14 pikë ishte realizatorja më e mirë në radhët e Kosovës.

Për Kosovën ishte humbja e pestë nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Basketbollistet e Kosovës do të kenë edhe ndeshje për klasifikim, ku do të shpresojnë të evitojnë pozitën e fundit në kampionat.

Pesë humbje kanë pësuar edhe basketbollistet e Shqipërisë në Grupin B. Të martën u mposhtën thellë 118:31 nga Portugalia.

Image