Kosova me vlerësim maksimal disa ditë para fillimit të botërorit

Kosova me vlerësim maksimal disa ditë para fillimit të botërorit

Sport August 21, 2019 - 12:07
Detajet

Të dielën fillon Kampionati Botëror në xhudo, që zhvillohet në sallën e famshme Budokan në Tokio. Duke qenë praktikë tashmë e bërë edhe më herët që një vit para Lojërave Olimpike, të mbahet Kampionati Botëror në të njëjtin qytet, kjo do të jetë përgatitja më e mirë e mundshme për xhudistët e Kosovës për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Ajo që është posaçërisht interesante është se katër nga pjesë pjesëmarrësit kosovarë në këtë botëror janë bartës të grupeve në short. Ky fakt, ata me të drejtë i vendosë ndër favoritë por rezultate të mirë, por edhe një herë tregon kualitetin e ekipit të Kosovës në xhudo dhe mbush me krenari tifozët.

Në kategorinë -48kg, Distria Krasniqi është bartëse e pestë dhe shkon si e pesta në rang listën botërore, shkruan Insporti, duke u bazuar në statistikat zyrtare të Botërorit.

Majlinda Kelmendi, e cila në Japoni respektohet shumë, në Tokio shkon si bartëse e gjashtë dhe aktualisht e ranguar si e 7-ta në botë. Nora Gjakova në -57kg, është bartëse e tretë dhe e treta në radhitjen botërore, kurse vëllai i saj Akili në -73kg është bartës i pestë në Botëror dhe i shtati në rang listë. Loriana Kuka si e 13-ta në botë do të kërkojë shansin e saj në kategorinë -78kg, ku ka pasur disa rezultate të shkëlqyeshme dhe ku konkurrenca është më e pakët në numër.