Ju kujtohet përbindëshi i Loch Ness (ose Nessie shkurt), qenia ujore që thuhet se jeton në veri të Skocisë? Tani, sipas shkencëtarëve që kanë studiuar liqenin misterioz, teoria që qarkullon rreth tij, mund të jetë bindëse.
Një ekip ekspertësh i bazuan kërkimet e tyre tek ADN-ja e mjedisit dhe kërkuan për mbetje të vockla dhe çdo gjë tjetër që jeton brenda ujërave skoceze.
Pas studimeve, njëri prej profesorëve, u shpreh se teoritë në lidhje me përbindëshin e famshëm mbeten të besueshme. Gjatë hulumtimit të tyre, që ka nisur që prej qershorit të kaluar, u morën 250 mostra uji nga Loch Ness për t’u studiuar.
Supozohet të jetë një përbindësh gjigand, me qafë të gjatë dhe gunga në kurriz. Ekzistenca s’i është vërtetuar kurrë dhe pikërisht kjo i ka fiksuar njerëzit.
Në dhjetor të 2017-ës, qarkulluan lajme se ai është parë në liqenin e Prespës dhe mediat e huaja shkruanin specifikisht: “Përbindëshi i Loch Ness është shëndoshë e mirë, ‘duke pushuar’ në Shqipëri”.
Tani që shkencëtarët gati pohojnë ekzistencën e tij, gjërat bëhen edhe më të frikshme...