Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Felipe Melo vazhdon me avazin e vjetër, ndëshkohet përsëri me karton të kuq

Felipe Melo vazhdon me avazin e vjetër, ndëshkohet përsëri me karton të kuq

13:24, 21/08/2019

Palmeiras ka arritur që të fitojë me rezultatin minimal 1-0 kundër Gremios, në ndeshjen e parë çerekfinale të Coppa Libertadores.

Goli i shënuar nga Gustavo Scarpas në minutën e 31 përcaktoi gjithçka.

Në këtë takim nuk ishte vetëm rezultati që ra në sy.

Felipe Melo u bë protagonist në këtë takim, pasi në minutën e 77 bëri një ndërhyrje që i kushtoi daljen nga fusha. Braziliani me takat e ngritura goditi drejt e në këmbë kundërshtarin e tij.

Mesfushori 36 vjeçar sapo ishte kthyer nga një ndeshje pezullim, për shkak të një kartoni të kuq, që e mori në ndeshjen e mëparshme.

Në ndërhyrjen në ndeshjen e mëparshme, Melo u ndëshkua direkt me karton të kuq!

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco