VIDEO/ Një planet i huaj në Tokë

VIDEO/ Një planet i huaj në Tokë

13:30, 21/08/2019
A+ Aa A-

Fotografi i peizazhit Andrew Studer na e tregon planetin tonë në një dritë të re sikur të ishim në një botë tjetër. Ai ka gjetur një mënyrë për të na dërguar në hapësirë pa pasur nevojë për një raketë, e ka gjetur planetin jashtëtokësor brenda Tokës.

Në serinë e tij të fundit të fotografive, Space to Roam ( Shëtitje në Hapësirë), Studer tregon bukurinë e botës tjetër të Amerikës Jugperëndimore me ndihmën e një veshjeje eksploruesi si të 'astronautëve'. 

Ai është pyetur për projetin e tij të ri dhe mahnitës.

Space to Roam është një projekt fotografik dhe videosh i frymëzuar nga të gjitha peizazhet dramatike dhe dinamike të Jugperëndimit Amerikan. 

‘Pas disa vizitave në shkretëtirë, fillova të kem një vlerësim të jashtëzakonshëm për të gjitha vendet unike që më bënë të ndjehesha sikur po vizitoja një planet të huaj.

Gjithmonë kam qenë i magjepsur me konceptin e krijimit të pamjeve ashtu sikurse janë ndër planetë të tjerë.

Më pëlqen të mendoj se në të ardhmen, njerëz si unë do të jenë në planetë të tjerë duke krijuar imazhe të botëve plotësisht të reja ndërsa vetë unë këtë gjë po e bëj nga Toka’, ka thënë Studer.

    Marrë nga: bbcearth.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco