LAJMI I FUNDIT:

Vendoset gurthemeli i shkollës “Heronjtë e Dukagjinit’ në Gllogjan

Vendoset gurthemeli i shkollës “Heronjtë e Dukagjinit’ në Gllogjan

Në Gllogjan është vënë gurthemeli i shkollës fillore ‘Heronjtë e Dukagjinit’.

Të pranishëm në vendosjen e këtij gurthemeli ishin edhe ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, si dhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.


Ministri Bytyqi tha se është obligim institucional që të investohet në këtë pjesë të Kosovës, kur dihet se Gllogjani i dha shumë jo vetëm rrethinës por të gjithë vendit.

“Është kënaqësi gjithmonë të jesh në Gllogjan, është privilegj të jesh në Gllogjan, Gllogjanin heroik i cili dha shumë jo vetëm për këtë rrethinë por dha shumë për krejt Kosovën dhe kjo është kënaqësi të jesh në mesin e këtyre qytetarëve. Në ditët e vështira kur ishte vështirë të frymohej shqip, ata ishin në ballë që ta mbronin edhe gjuhën edhe vendin dhe sot jemi këtu ku mund të bëjmë mrekullira për vendin tonë sepse e kemi obligim për ata të cilët e dhanë më të shtrenjtën, pra jetën e tyre”, tha Bytyqi.

Ndërsa kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se i është dashur shumë punë që të rimëkëmbë infrastrukturën e Deçanit me rrethinë. Madje tha se Deçani ka qenë një qytetet pothuajse inekzistent.

“Për neve është një ditë e gëzueshme sot sepse dalëngadalë si proces, e thash edhe njëherë Ministrit, Deçani e ka trashëgu një qytet pothuajse inekzistent e që ska pas as shpi as shkollë, e as institucione publike. Është dashur me rilindë jetën në këtë vend dhe dalëngadalë si proces kemi ardh deri këtu, dhe sot jemi në këtë proces gjithashtu duke përmbyll një cikël në infrastrukturën shkollore”, tha ai.

Lumnije Avdijaj, drejtoreshë e shkollës ekzistuese, “Heronjtë e Dukagjinit”, tha se investimi në arsim është thelbi i së ardhmes.

“Te investosh në arsim frytet do të jenë të panumërta dhe afatgjate, andaj arsimi është thelbi i së ardhmes ku pa një sistem arsimor të mirë dhe pa mësues të zotë shoqëria jonë nuk mund të jetë e përparuar”, u shpreh Avdijaj.

Më pas Bytyqi e Ramosaj kanë inspektuar edhe punimet që po zhvillohen në objektin përcjellës të Shkollës Fillore, “Isa Boletini”, në Isniq.

Ata u njoftuan për së afërmi me fazën e punimeve dhe me procesin e ndërtimit te këtij objekti. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori