LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria kërkon paraburgim për Janevën, dyshohet për përfshirje në rastin “Haraçi”

Prokuroria kërkon paraburgim për Janevën, dyshohet për përfshirje në rastin “Haraçi”

Kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski, sot në konferencë për shtyp ka dhënë detaje për arrestimin e kryeprokurores speciale Katica Janeva. Ai tha se hetimi për rastin “Haraçi” është zgjeruar dhe njëra nga të dyshuarat është edhe Katica Janeva.

Joveski tha se pas mbledhjes së provave materiale dhe verbale është arritur tek dyshimet se Katica Janeva ka keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me rastin “Haraçi”, duke përfituar para në shuma të mëdha, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Nga provat e deritanishme është konfirmuar se prokurorja publike ka kryer vepër penale. Ju informojmë se Prokuroria Themelore e ka zgjeruar hetimin dhe ka arrestuar prokuroren speciale, e cila është e dyshuar. Njëri nga të dyshuarit në rastin “Haraçi” duke shfrytëzuar ndikimin ndaj prokurores speciale, ka kërkuar që të shfuqizohet masa e paraburgimit për njërin ndaj të akuzuarve në rastin “Perandoria”. Prokurorja speciale duke marrë shumë të madhe të mjeteve, ka pranuar që njërit nga të akuzuarit t’ia shfuqizojë masën e paraburgimit, duke ia zëvendësuar me atë të arrestit shtëpiak”, tha mes tjerash Joveski.

Rrethohet nga policia shtëpia e Katica Janevës
Lexo po ashtu Rrethohet nga policia shtëpia e Katica Janevës

Ai shtoi se nga provat e deritanishme mund të konfirmohet se ky rast është vepër penale e pastër dhe kërkoi që kjo mos të lidhet me politikën.

Ndërsa kryeprokurorja për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe se tek gjykatësi i procedurës paraprake kanë dorëzuar kërkesë për paraburgimin e Katica Janevës, e cila sot pasdite u arrestuar nga zyrtarët policorë.

Ndryshe, përveç Katica Janevës të dyshuar për aferën “Haraçi” janë edhe Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, të cilët ndodhen në paraburgim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori