INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjimet në Maqedoni/ Kryeprokurorja e Maqedonisë së Veriut shoqërohet në polici

Përgjimet në Maqedoni/ Kryeprokurorja e Maqedonisë së Veriut shoqërohet në polici

Publikuar më: 13:32 21-08-2019

Kryeprokurorja e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva disa ditë pas daljes së disa përgjimeve që e implikojnë është shoqëruar nga forca të shumta të policisë drejt komisariatit, po pa pranga në duar.
Mësohet se prokurorja do t’i nënshtrohet pyetjeve në lidhjet me skandalin "Reket". Zëri i saj doli në përgjimet e medias italiane "La Verita" në lidhje me zhvatjen e një biznesmeni të njohur maqedonas. Mediat e Maqedonisw raportojnë se ajo do të mbahet në arrest.
Në fakt Janeva gjatë ditës së djeshme dëshmoi për rastin “Reket”, por sot statusi i saj është ndryshuar nga dëshmitare në të dyshuar të zhvatjes së 1.5 milion eurove të një biznesmeni, nga dy persona të afërt me të.
Janeva, bazuar në një video-inicizim të publikuar nga një gazetë italiane “La Verita” dyshohet të jetë përfshirë në këtë skandal.
Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski dy personat që shihen në incizim duke marrë paratë, i premtojnë sipërmarrësit, Orce Kamçev se në bashkëpunim me Katica Janevën do t’i lehtësojnë atij procesin gjyqësor në një aferë tjetër korruptive. Skandali nuk mbeti këtu, po përfshiu emra të njohur të medias dhe politikës maqedonase.
Pas ngjarjes së sotme kanë dalë në konferencë përfaqësues të prokurorisë, që thanë se Janeva ka tejkaluar kompetencat duke përfituar të mira materiale për vete dhe për persona të tjerë.

joven.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032308101654053