×
  • Lajme
  • Lajme

    Asgjësohen 21 tonë mish nga depoja e BIK-ut, ishte në gjendje të tmerrshme

    Reporteri
    21 Gusht 2019 | 15:44

    21 ton mish që mbahej në depon e Bashkësisë Islame të Kosovës, që ndodhet në Veternik të Prishtinës, është asgjësuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, pasi që ka qenë mish i prishur se nuk guxon të konsumohet.


    AUV ka konstatuar se në depon e BIK nuk ka pasur kapacitet për ftohje dhe se ngrirja nuk është bërë me kohë.

    “Inspektorët Veterinarë të Agjencisë se ushqimit dhe Veterinarisë menjëherë kanë realizuar kontrollin e depos. Aty kanë hasu në një sasi prej 21 tonë mish lloji i gjedhit. Pas inspektimit të detajuar, inspektorët kanë vlerësuar se fillimisht mishi i deponuar aty nuk është ngrirë me kohë”.

    “Kapaciteti ftohës i depos nuk ka arritur qe të ngrijë mishin në temperaturën e nevojshme ruajtëse dhe si pasoj ka ardhë deri tek, kontaminimi apo prishja e mishit.  Nga kontrolli fizik dhe organoleptik është konstatuar se mishi ka filluar të ndërroj ngjyrë, disa nga paketimet kanë pasur rrjedhje gjaku, qe dëshmon se mishi është shkrirë e ri ngrirë dhe ka filluar të kundërmojë erë (ka filluar procesi i putrifikimit)”, tha zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi.

    Sipas Thaçit, bazuar në këto të gjetura është vendosur asgjësimi i sasisë prej 21 tonësh, shkruan Insajderi.

    “Bazuar në ligjet në fuqi dhe procedurave standarde të kontrollit, bazuar në të gjeturat e lartë cekura, inspektoret kanë vendosur qe të bëhet asgjësimi i gjithë sasisë prej 21 ton për shkak sepse nuk i plotëson kushtet për konsum”, tha Thaçi.

    Sipas tij,  Bashkësia Islame ka krijuar kushtet për asgjësim sipas vendimit të Inspektorëve.

    “Asgjësimi ka filluar sot dhe është duke u kryer nga kompania pastrimit të mbeturinave,  në deponinë  të mbeturinave në Obiliq nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së”, tha ai.

    Bashkësia Islame e Kosovës ende nuk është përgjigjur lidhur me këta mish dhe për çfarë destinohej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!