Shtypja e lartë e gjakut në moshë të re, rrit rrezikun e këtyre sëmundjeve

Shtypja e lartë e gjakut në moshë të mesme konkretisht në të 30-tat, rrit rrezikun e humbjes së aftësisë njohëse, që ndryshe njihet si dementia dhe rënia kognitive.

Lifestyle

21/08/2019 16:57

Ekspertët kanë paralajmëruar se rritja e shtypjes së gjakut mund të ndikojë në funksionimin e trurit.

Por një studim i ri i udhëhequr nga Universiteti i Londrës, kanë treguar dëmet që mund të bëhen dekada më parë, para se simptomat të shfaqen, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Ata besojnë se është një fazë e ndjeshme në fillimet e moshës së 30-ta- më shumë rreth moshës 36-56 vjet- ku nivelii lartë i shtypjes së gjakut është duke dëmtuar trurin.

Hulumtuesit kanë përdorur informacione nga një grup prej 500 njerëzve të gjithë të gjurmuar që nga dita kur kanë lindur. Pjesëmarrësve u është matur presioni i gjakut përgjatë jetës dhe tani, kur kanë qenë 69-71 vjeç.

Ata gjetën se ata që kishin nivel më të lartë të shtypjes së gjakut në moshën 36-53 vjeç kanë shfaqur një ule në volumin e trurit në moshën 71 vjeçare.

Niveli i lartë i shtypjes së gjakut apo i njohur si hipertension prek 1/3 të të rriturve. Për shkak se hipertensioni nuk ka ndonjë simptomë, vetëm gjysma e njerëzve e dinë që janë në rrezik.

Mbi të gjitha me ketë studim ështe gjetur se hipertensioni në moshë të mesme është njëri prej faktorëve të rrezikut të ‘dementia’, sëmundje e cila e prek trurin dhe njeriu arrin të mos ketë aftësi njohëse e ngjashme me ‘Alzheimer. Shkencëtarët thanë se kjo është në duart tona dhe lehtë mundet të monitorohet dhe të menaxhohet. /Lajmi.net/