VIDEO/ Messi vijon stërvitjen i diferencuar, kryen ushtrime dërrmuese

VIDEO/ Messi vijon stërvitjen i diferencuar, kryen ushtrime dërrmuese

17:10, 21/08/2019

Lionel Messi ka vazhduar të stërvitët i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës së Barcelonës, në përpjekje për t’u riaftësuar më shpejt nga dëmtimi.

Sulmuesi i Barcelonës, pësoi një dëmtim të shkallës së parë në pulpën e këmbës së djathtë, gjë që e ndaloi atë të udhëtonte në SHBA dhe të luante atje dy miqësoret e planifikuara kundër Napolit.

Kapiteni i Barçës mungoi në ndeshjen e parë në La Liga kundër Athletic Bilbaos, të cilën katalanasit e humben 1-0.

Sipas mediave në Spanjë, ai do ta ketë të vështirë të riaftësohet plotësisht për ndeshjen kundër Real Betisit, e cila luhet të dielën në orën 21:00.

Të mërkurën në mëngjes, Messi u stërvit me rritëm shumë të lartë, duke kryer ushtrime dërrmuese, siç tregojnë pamjet më poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco