Kryeministri Edi Rama ka cituar këtë pasdite Elia Zaharinë, vajzën e aktores së madhe Yllka Mujo, lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Rama ndan me miqtë virtualë në “Facebook” qëndrimin e aktores dhe princeshës Zaharia, e cila shprehet mes të tjerash se “nuk është mëkat të kërkosh parametra dhe kapacitete europiane për një teatër dinjitoz kombëtar”.

Në mesazhin e saj, Zahari shkruan se nuk ka “me ne ose kundër nesh”, pasi nuk ka asnjë artist që nuk e do dhe nuk i dhemb Teatri Kombëtar.

Mesazhi i Ramës:

Elia Zaharia, vajza e aktores së madhe Yllka Mujo, është edhe ajo një aktore e talentuar e teatrit, që njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, ka opinionin e arsyeshëm lidhur me të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar

ELIA ZAHARIA:
Nuk mendoj se është mëkat të kërkosh parametra dhe kapacitete europiane për një teatër dinjitoz kombëtar. Nëse do qe e mundur të ndërtohet ky teatër i ri modern, dhe krahas tij të restaurohet apo rikonstruktohet ai ekzistues, kjo do të ishte një zgjidhje ideale dhe ne të gjithë do të ishim shumë të lumtur! Por sa reale është në kushtet e sotme kjo dëshirë e jona? A i përmbush godina e sotme këto parametra?

Këtë përgjigje ata që e njohin sadopak teatrin në brendi e dinë. Ata që e kanë parë vetëm nga fasada apo në televizor, i ftoj ta vizitojnë. Për një gjë i siguroj të gjithë ata që i kanë ndarë me dashje artistët në “me ne ose kundra nesh” – nuk ka asnjë artist që nuk e do apo nuk i dhëmb Teatri Kombëtar, përkundrazi! Të gjithë jemi teatri!

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb